Aktori i njohur zbulon emrin e fëmijës së tij të katërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e premierës së filmit “Deadpool & Wolverine” në Nju Jork, Ryan Reynolds u ngjit në skenë dhe falënderoi individualisht secilin pjesëtar të familjes që mori pjesë në këtë event.

“Dua të filloj duke falënderuar gruan sime Blake, e cila është këtu”, tha ai teksa qëndronte mes kastit të “Deadpool & Wolverine”.

“Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin që janë këtu. Shpresoj, nëse jam me fat, që ky moment të jetë gjëja më traumatike – domethënë përmbajtja e këtij filmi – që do të ndodhë në jetën tuaj të mrekullueshme”, tha ai.

Aktori i njohur pas të qeshurave të forta nga publiku vazhdoi: “Më pëlqen që e gjithë familja ime është këtu”.

Advertisement

Në shkurt të vitit 2023, çifti i famshëm, duke pasur tre vajza, mirëpritën fëmijën e tyre të katërt dhe deri më sot nuk kishin bërë asnjë deklaratë përkatëse për emrin apo gjininë e tij.

Ata konsiderohen si një nga çiftet më të dashur dhe magjepsës të Hollivudit dhe kanë zgjedhur t’i mbajnë fëmijët e tyre larg syrit të publikut. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy