Aktori korean Yong-soo, një nga yjet e filmit ‘Squid Game’ të Netflix, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 2017.
Në vitin 2022, aktori 79-vjeçar u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe për aktorin më të mirë dytësor në një serial dramë për portretizimin e tij të një të moshuari të pambrojtur në thrillerin distopian të Netflix.
Oh Yong-soo u dënua me tetë muaj burg dhe iu kërkua të ndiqte 40 orë trajnime për parandalimin e dhunës seksuale, tha zyra e prokurorit të qarkut Suwon në periferitë jugore të Seulit.
Autoritetet filluan ta hetojnë atë në vitin 2022 pas një ankese të vitit 2022 se ai kishte sulmuar dy herë seksualisht një grua të paidentifikuar pesë vjet më parë.
Më shumë se 100 milionë njerëz e kanë parë ‘Squid Game’ në Netflix që kur filloi të transmetohej në vitin 2021 dhe mbetet një nga serialet më të njohura të platformës. /vizionplus.tv