Aktori i famshëm i Hollivudit Colin Farrell, për herë të parë ka publikuar një video me djalin e tij James i cili është me aftësi të kufizuara, shkruan Living.

Ai foli për djalin 20 vjeç, i cili vuan nga sindroma Angelman, një çrregullim gjenetik që prek kryesisht sistemin nervor. James u diagnostikua për herë të parë në moshën 2 vjeç e gjysmë me këtë sindromë dhe Farrell ka krijuar edhe një fondacion në mbështetje të njerëzve me aftësi të kufizuara.

“Ai u diagnostikua gabimisht me paralizë cerebrale, një patologji që kufizon shumë aftësi tek njerëzit e prekur”, tregoi ai në një intervistë për revistën “People”.

Është hera e parë që aktori irlandez flet për gjendjen e djalit të tij, duke shtuar se “e vetmja arsye që po flas është sepse nuk mund ta pyes James nëse dëshiron”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farrell tha se i biri do të thoshte: “Babi, për çfarë po flet? Pse më pyet mua? Kjo është arsyeja pse ne po e bëjmë këtë. E gjithë kjo është për James, është e gjitha për nder të tij”, tha aktori.