Prej disa ditësh, ngjarja e 15-vjeçares së abuzuar, ka sjellë reagime të forta e të shumta në publik. Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” është folur rreth kësaj çështje, ku në studio ishte e ftuar moderatorja sportive, Hygerta Sako.
Kjo e fundit foli rreth ngacmimeve që i vijnë në rrjetet sociale. Gjatë bisedës në studio, moderatorja iu referua një prej rasteve që ka bërë më shumë bujë në portale, teksa komentuesi e etiketonte si “pjeshkë”.
As ajo nuk ia la mangut me përgjigjen duke dashur që ta bëjë shembull për të gjithë ata komentues që ofendojnë vajzat me fjalë të papërshtatshme. Hygerta u shpreh se në inbox i vijnë komente të shumta fyese kryesisht me natyrë seksiste.
Advertisement