Elon Musk ka hedhur poshtë një pretendim se ai kishte një ‘lidhje treshe’ me ish-gruan e Johnny Depp, Amber Heard, 34 vjeçare dhe modelen Cara Delevingne, 27 vjeçare.
Ishte pohuar në dëshmitë e reja shpërthyese se Musk dhe Delevingne ishin përfshirë në një marrëdhënie sekrete treshe në vitin 2016.
Dokumentet e gjykatës pretendojnë gjithashtu se lidhja e Heard me Musk filloi para se ajo të ishte ndarë zyrtarisht nga aktori Johnny Depp.
Në një prononcim për “Page Six”, Elon Musk tha se nuk kishte asnjë të vërtetë në këto pretendime që treshja e famshme të kenë pasur një marrëdhënie intime në një ‘penthouse’ në qendër të Los Angeles në fund të vitit 2016, pasi Heard u nda nga ylli i “Pirates of the Caribbean”.
Pretendimet bën bujë kohëve të fundit pasi ato u thanë nga Josh Drew, një mik dhe ish-fqinj i Heard dhe Depp. “Cara dhe unë jemi miq, por kurrë nuk kemi qenë intimë. Ajo do ta konfirmonte këtë”, ka thënë Musk.