Këngëtarja e hiteve botërore Adele, duket se është më tepër e fokusuar tek jeta e saj bashkëshortore. Pas njoftimit të largimit nga muzika, ajo shijoi një natë romantike me Rich Paul të premten mbrëma dhe kjo u fotografua nga kamerat.
36-vjeçarja, u pa në një shëtitje të rrallë me bashkëshortin e saj agjent sportiv, 42-vjeç, teksa kalonin disa pushime në qytet. Dalja e saj në Mbretërinë e Bashkuar vjen në mes të bisedimeve që ajo do të kthehet në Britani pas ‘pauzës’ nga muzika.
Adele dhe Rich Paul ishin të kapur përdore, teksa po dilnin nga hoteli i frekuentuar shpesh nga të famshmit.
Fituesja e Grammy-t, e cila u martua fshehurazi me Rich-in në fund të vitit të kaluar, u përpoq të mbante një profil të ulët duke e mbuluar fytyrën me çantën e saj elegante prej ari.