Adele ka dhënë një intervistë dhe ka folur për planet e saj në të ardhmen, lidhur me muzikën.
Siç tha ylli britanik gjatë intervistës së saj televizive me ZDF të Gjermanisë, ajo nuk ka ndërmend të publikojë muzikë të re së shpejti.
“Nuk kam plane për muzikë të re. Dua një pushim të gjatë” , tha ajo në mënyrë karakteristike.
Më pas ajo ka shpjeguar se do të donte të ndiqte aktivitete të tjera krijuese gjatë kësaj kohe, jashtë muzikës. “Dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë ”, tha ajo.
Adele reveals she’s taking a break from music after her residency to explore new creative pursuits
“I don’t have any plans for new music at all. I want a big break after this and I think I want to do other creative things just for a little while.” pic.twitter.com/XrdJwhroes— Adelettes (@Adelettes2) July 16, 2024
Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur për rikthimin e saj në Angli dhe më konkretisht në Londër, pas përfundimit të koncerteve të saj në Las Vegas në muajt në vijim.
Këngëtarja 36-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 42-vjeçar Rich Paul blenë një rezidencë 58 milionë dollarësh në Beverly Hills në pronësi të Sylvester Stallone dy vjet më parë, por e kanë shkatërruar pjesën më të madhe të saj dhe po e rindërtojnë./vizionplus.tv