Eranda Libohova dhe Jonida Maliqi janë zhvendosur në studio për të vijuar pjesën e mbetur të intërvistës.

Nëpërmjet një loje ku përgjigjet do të jepen me frazë muzikore  Eranda ka zbuluar shumë sekrete për publikun. E pyetur nga Jonida për emocionin e parë para mikrofonit, Eranda u përgjigj me frazën e këngës:

“E lumtur jam sa herë që shikoj sa herë shikoj dy sytë plot zjarr që i dashuroj, por unë jam e lumtur sa herë që shoh një mikrofon.”

-Domethënë ska një “ti”, e ka ngacmuar Jonida.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Jo në këtë rast i kënduam mikrofonit, ai ti, ti ku je?, tha Eranda, duke vijuar të mos tregojë shumë detaje nga jeta e saj personale.

Ndër të tjera Eranda është pyetur edhe nëse e ka synuar ndonjëhërë Eurovisionin dhe ajo ka refuzuar kategorikisht.

“Duhet të gjej një tekst kënge që të jap një përgjigje, dhe kënga është “dhe refuzoj mendjen ta ndaj”  nuk e kam pasur asnjëherë si objektiv është zgjedhja ime personale. Unë mendoj që tradita e muzikës tonë nuk është gjithmonë ajo që përfaqësohet atje.Sepse ne kemi shumë këngë të bukura që meritojnë të shkojnë asht sic janë shqiptare.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";