Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të lajmeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Fillimisht zërat për ndarjen e çiftit filluan pasi këngëtarja i fshiu nga rrjetet sociale të gjitha fotot me bashkëshortin e saj, ndërsa më pas ata nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin as në Instagram.

Çifti ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me lajmet për ndarjen, duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Ditën e djeshme, Bes Kallaku reagoi indirekt për lajmet  përmes një Instastory, duke treguar se po kalon një periudhë mjaft të vështirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në çdo rrethanë, gjej arsye për të qenë falenderues. Zoti është vazhdimisht duke të ‘mbrojtur’”, shkruante ai.

Por ditën e sotme, çifti ndodhet në Itali. Edhe pse në qytete të ndryshme, ata kanë zgjedhur të mbajnë koncerte në të njëjtën datë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk dihet nëse është rastësi përzgjedhja e koncerteve në Itali në të njëjtën periudhë apo çifti vijojnë të jenë ende bashkë./vizionplus.tv