Blogerja Armina Mevlani ka hedhur poshtë të gjithë dyshimet se ajo dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, janë ndarë. Këto aludime u ngritën pas festës së datëlindjes së Arminës, ku mes fotove të shpërndara nga festa, u vu re mungesa e Shkëlzenit.
Përmes një “instastory”, ku i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj, blogerja konfirmoi se ata nuk janë ndarë, madje janë shumë të lumtur bashkë.
Advertisement
“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e pyeti ndjekësi.
“Fake neës, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me Shkëlzenin.
Advertisement