Ajo njihej si vajza bukuroshe dhe sensuale e skenës që gjithmonë ka fituar simpatinë e publikut. Por me hyrjen e saj në “Ferma VIP”, Çiljeta tregoi çiltërsinë dhe mirësinë që e karakterizon duke fituar kështu në masë zemrat e shqiptarëve.

Mënyra si këngëtarja trajton djalin e Albanit ka qenë një ndër temat për të cilat është duartrokitur më fort, duke dhënë një shembull të pastër të dashurisë pa kushte.

E ftuar në në “ZëmeMirën” Podcast, Çiljeta ka bërë një rrëfim të ndjerë, ku ka treguar edhe se Beko, djali i saj i vogël e thërret mami.

Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete Buçin njëherë, pyete edhe nënën. Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë“, u shpreh këngëtarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë nuk i ndaj kurrë, sepse Bekon e kam gjetur me pampersa, 1 vjeç e gjysmë dhe e kam pjesë të shpirtit tim. Fernando gjithmonë e ha në fakt, se dhe po të ketë gabim Beko e ha Fernando. Madje, ndonjëherë më thotë ti s’më do mua, do vetëm Bekon, do iki të jetoj te nëna. E marr veç dhe i them që ti duhet të jesh më tolerant se je një vit e gjysmë më i madh se Beko dhe kur e ka ai gabim duhet ta marrësh me të mira dhe ta mësosh ti”, -rrëfeu Çiljeta./vizionplus.tv