Para pak muajsh, Eni Koçi zbuloi se ishte prekur nga Covid 19, por e kishte kaluar pa probleme. Ajo e bëri testin pasi mësoi se ishte infektuar dhe partneri i saj, Genc Prelvukaj. Megjithatë, problemet më të mëdha ajo duket se po i kalon pas infektimit.
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj që kur këngëtarja e ka kaluar virusin, asaj ende nuk i është kthyer shija dhe nuhatja.
“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj./ Living
Advertisement