Ka startuar mbrëmjen e djeshme në Vizion Plus ‘Reality show’ më i ri “Ferma VIP”. Në moderimin e Fjoralba Ponarit, u zbuluan më në fund të gjitha misteret e këtij spektakli gjigant që kishin kuriozuar publikun shqiptar prej javësh.
16 konkurrentë, emra të spikatur dhe shumë të dashur të ekranit shqiptar janë ndarë në dy grupe, ai i kuq dhe blu.
Mariana Kondi, Rigelsa Cybi, Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Albano Bogdo, Niko Komani dhe Elsa Lila janë 8 konkurrentët e grupit të kuq. Këta do përballen me grupin blu që janë, Valer Kolnikaj, Ditea Berisha, Florian Agalliu, Gledis Gegaj, Xhesika Polo, BabyGee, Renis Gjoka dhe Gloria Meshi.
16 konkurrentët janë “në dorë”, të Kryeplakut, roli i të cili i është besuar aktorit të mirënjohur Bes Kallakut.
“S’mund të jetë e mundur që mos të ketë katund dhe mos të jem i pranishëm unë”, e nisi Bes Kallaku prezantimin e tij me humorin që e karakterizon dhe padyshim që do i jap lezet Fermës.
Sfida nisi që në natën e parë duke sjellë një imazh nga lojërat që do zhvillohen në “Ferma VIP” dhe siç u transmetua edhe te publiku do mbajë mbërthyer shqiptarët pas ekranit.
4 fatkeqët e sfidës së parë janë Valer Kolnikaj, Renis Gjoka, BabyGee edhe Xhesika Polo të cilët inaguruan shtëpizën e fakirëve. Shtëpiza përbëhet nga krevatë marinari, duke i “mohuar” humbësve disa nga privilegjet e banorëve të tjerë.
Këta të fundit janë akomoduar në shtëpinë fermerëve që pa frikë mund të themi se do e kishte zili çdokush.
16 fermerët do gjykohen nga dy opinionistët e Ferma Vip, gazetarë të njohur dhe pikant në komentet e tyre Sonila Meço dhe Enkel Demi.
“Ferma VIP”, produksion gjigant, që vjen në Shqipëri falë producentes Holta Dulaku, do të transmetohet 24 orë live në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, si dhe çdo të hënë e të premte në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus. /vizionplus.tv