Ata vërtetojnë se rrushi në formën e papërpunuar është më i shëndetshëm se çdo frutë tjetër e vjeshtës. Ka fibra në lëvozhgën dhe farat e rrushit, të cilat hiqen nga fruta kur prodhohet vera.
Studimet kanë treguar se këto fibra përmbajnë shumë antioksidues që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndryshe nga farat dhe drithërat e tjerë që janë një burim i pasur i antioksiduesve ose fibrave, rrushi i zi përmban të dyja, transmeton KosovaPress.
Ekstrakti i rrushit të kuq mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit deri në 14 për qind, dhe si një shtesë e një diete mesdhetare të bazuar në verë, vaj ulliri dhe domate, rreziku i sëmundjes së zemrës do të ulet me 50 për qind, thonë shkencëtarët.
Advertisement