Ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, ka humbur kontaktet me familjen dhe është zhdukur në mënyrë misterioze. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila ka denoncuar në polici zhdukjen e Elezoviç. Mësohet se ish-shefi i policisë së Ulqinit ka humbur gjurmët më 27 Maj.
“Telefoni u fik dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të”, shkruan media malazeze, Vijesti.
Elezoviç ka shërbyer si shef policie për 6 jet në Ulqin. Siç shkruajnë mediat së fundmi ai punonte në Departamentin e Trafiqeve në kufi. Për zhdukjen e tij, është njoftuar edhe pala shqiptare, e cila është përshirë gjithashtu në kërkime.
Policia ka marrë deklarimet e disa personave të ndryshëm, duke përfshirë kolegë të cilët kanë qenë në kontakt me të para zhdukjes.
Elezoviç ishte në krye të departamentit që kontrollonte hyrjet dhe daljet në portin e Bar së fundmi . Po ashtu ai merrej me ndalimin e trafikimit të njerëzve.