Zemra e derrit te njeriu – hoxhallarët me interpretime të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hoxha Shefqet Krasniqi, e sheh këtë veprim si degradim dhe haram, derisa kolegu i tij, Drilon Gashi, thotë se kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut, lejohen edhe veprimet e ndaluara.

“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosova.tv

Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.

“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alkoolit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.

Advertisement

Ndërsa Gashi, e sheh këtë veprim si të lejuar në këtë rast.

“Edhe pse mishi i derrit është haram, për çështje të domosdoshme, emergjente, harami bëhet hallall. Pra është e lejuar”, tha ai. “S’ka argument që e ndalon sepse në pyetje është jeta e njeriut”.

Madje, ai e bën një krahasim me një besim tjetër që është refuzues.

“Ne s’jemi si dëshmitarët e Jehovajt që s’e pranojnë transfuzionin e gjakut edhe nëse i kushton me jetë”, tha Drilon Gashi.

Advertisement

Një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë të cilit iu vendos zemra e derrit.

Transplanti u krye në një spital në Baltimore.

The post Zemra e derrit te njeriu – hoxhallarët me interpretime të ndryshme appeared first on Lajmi.net.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy