Vitamina për të cilën ka nevojë fytyra juaj është vitamina C, e cila premton të ndryshojë strukturën, pamjen dhe shëndetin e lëkurës tuaj, transmeton lajmi.net.
Vitamina C është e pasur me antioksidantë, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ngjyrën. Në të njëjtën kohë, zvogëlon ndjeshëm shenjat e puçrrave.
Vitamina C është jashtëzakonisht antioksiduese dhe mbron lëkurën tuaj nga “papastërtitë” e mjedisit ndërsa vonon shfaqjen e rrudhave.
Kjo vitaminë depërton thellë në lëkurë dhe vepron për të neutralizuar radikalet e lira që janë toksike për qelizat e lëkurës. Në të njëjtën kohë, ajo promovon sintezën e re të kolagjenit.
Dhe rezultatet janë të dukshme! Lëkura ka një strukturë të përmirësuar, është e butë dhe rrudhat zhduken dita ditës! Në të njëjtën kohë, sipas Dr. Saira Vitamina C është një anti-inflamator i fuqishëm dhe mund të ndihmojë ata që kanë puçrra. /Lajmi.net/