Në artikullin e sotëm do të ndalemi tek një mrekulli e vogël e natyrës, që ndoshta për shumëkënd është e panjohur: vaji i farave të kungullit, shkruan “Living”.

I pasur me acide yndyrore Omega-3, hekur, magnez dhe zink, vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, si dhe aminoacide, si triptofani etj, ky vaj është me të vërtetë i çmuar për organizmin, transmeton lajmi.net. Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore.

Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët.

Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj. Vaji është me ngjyrë të errët që vjen nga sasia e lartë e klorofilit dhe karotenit që gjendet në fara. Por cilat janë përfitimet e tij:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmirëson shikimin: Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë por, a vlen e njëjta gjë edhe për vajin kungullit?

Ky vaj është i pasur me beta-karoten, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandalohet sëmundjet degjeneratrive të syrit.

Mban zemrën të shëndetshme: Antioksidantët tek vaji i kungullit mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e larta të kolesterolit, thonë ekspertët.

Forcon sistemin imunitar: Falë vitaminës A dhe C, vaji i kungullit mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaji i farave të kungullit ndikon po ashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shëndetin e kockave, parandalimin e depresionit dhe është një ndër mjetet më efektive në trajtimin e prostatës së zmadhuar. /Lajmi.net/