Një nga shkaqet kryesore për sulmet në zemër dhe goditjen në tru janë arteriet e bllokuara të cilat mund të ndërpresin rrjedhën e gjakut në të gjithë trupin, transmeton lajmi.net.
Më poshtë janë disa rekomandime të ushqimit që mund t’ju ndihmojnë të mbani arteriet tuaja pa bllokim:
- Salmoni
Salmoni konsiderohet si ushqimi më i dobishëm për shëndetin tuaj të zemrës. Përmban shumë acide yndyrore të shëndetshme të cilat natyrshëm janë të pranishme te peshqit. Ata kanë aftësinë për të zvogëluar dhe parandaluar nivelet e kolesterolit, inflamacionit dhe triglicerideve.
- Lëng portokalli
Lëngu i pastër i portokallit ka shumë antioksidantë të cilët mund të mbështesin enë të shëndetshme të gjakut. Për më tepër, mund të ju ndihmojë të ulni presionin e lartë të gjakut.
- Kafeja
Shumë studime vërtetuan se pirja e 2-4 filxhanëve kafe në ditë do të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%. Sidoqoftë, duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se konsumi i tepërt i kafesë mund të jetë i dëmshëm për stomakun tuaj.
- Arra
Ato përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme duke përfshirë acide yndyrore omega-3 dhe yndyrna të pangopura. Ata janë jashtëzakonisht të efektshëm për nivelet e kolesterolit tuaj, dhe ato kanë aftësinë për të rritur kujtesën dhe nyjet tuaja
- Hurma
Ka një përmbajtje të pasur me fibra dhe sterole të shëndetshme të cilat mund të ulin nivelet e kolesterolit.
- Shafran i Indisë
Kurkumina, përbërësi aktiv në shafran i Indisë mund të ofrojë përfitime të shumta. Kjo do t’ju ndihmojë të zvogëloni inflamacionin e indeve dhe të parandaloni ruajtjen e tepërt të yndyrës, shkruan holistic living tips. Mund ta përdorni shafranin e Indisë si shtesë në vakte të ndryshme, ose ta konsumoni si një çaj.
- Çaji gjebër
Ka veti të fuqishme qetësuese dhe energjike. Kjo sepse çaji i gjelbër përmban katekinë, një antioksidant i fuqishëm i cili mund të mbështesë metabolizmin dhe të zvogëlojë thithjen e kolesterolit, transmeton lajmi.net. Në mënyrë që të merrni përfitimet e tij maksimale, sigurohuni që të pini 1-2 filxhanë çaj të gjelbër në ditë.
- Djathi
Konsumi i moderuar i djathit mund t’ju ndihmojë të zvogëloni nivelet e larta të kolesterolit dhe presionin e gjakut.
- Shalqiri
Ky frut freskues do të promovojë prodhimin e oksidit nitrik dhe do të mbështesë enët e gjakut të shëndetshme.
- Drithërat e plota
Përmban shumë fibra të cilat mund të zvogëlojnë kolesterolin dhe të parandalojnë akumulimin e tij në arterie. Ushqimet të cilat janë një burim i pasur i drithërave janë tërshëra, buka me drithëra dhe orizi kafe. Ato do t’ju ndihmojnë të prisni kolesterolin tashmë të grumbulluar. /Lajmi.net/