Udhëheqësi i gjigantit Pfizer: Vaksinimi vjetor kundër koronavirusit mund të jetë i nevojshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Udhëheqësi i gjigantit Pfizer: Vaksinimi vjetor kundër koronavirusit mund të jetë i nevojshëm

Udhëheqësi i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, tha se “ka gjasa” që njerëzve do t’iu duhet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër koronavirusit, brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë.

Albert Bourla po ashtu tha se është e mundshme që njerëzit të kenë nevojë për vaksinim vjetor kundër koronavirusit, njësoj si kundër gripit stinor.

Pfizer e krijoi vaksinën kundër koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

Vaksina thuhet se është 91 për qind efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe ajo duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Advertisement

Vaksina, tash për tash, duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius.

Bourla tha se kompania e tij po punon në një formulë të re, që do të mundësonte ruajtjen e vaksinës për katër deri në gjashtë muaj në një temperaturë normale.

Në muajin shkurt, Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se janë duke testuar dozën e tretë të vaksinës së tyre, për të kuptuar më mirë përgjigjen imunitare kundër varianteve të reja dhe më ngjitëse të koronavirusit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që gjurmon të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 138 milionë njerëz në të gjithë botën.

Advertisement

Prej tyre, mbi 2.9 milionë kanë humbur jetën dhe mbi 79 milionë janë shëruar.

Aktualisht janë duke u përdorur disa vaksina për imunizim – në mesin e tyre: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca – që të gjitha të zhvilluara në Perëndim, pastaj Sputnik V e krijuar në Rusi, Sinopharm e Kinës e të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy