Turqia nuk do të pranojë më të sëmurët me covid19 personat që mbërrin atje me chartera spitalor nga vende të ndryshme përfshi edhe Shqipërinë.

Ky është njoftimi i drejtorisë të aviacionit turk, ku thuhet se sipas urdhrit të ministrisë së shëndetësisë, publikuar paraditen e kësaj të diele, duke nisur nga sot, Turqia ndalon charterat spitalor që sjellin për kurim në spitalet turke, të sëmurët me covid.

Muajt e fundit në Turqi kanë shkuar shumë shqiptarë në mundësi ekonomike për të paguar faturat e kripura që nga shkuarja me charter spitalor e deri tek kurimi

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë udhëtuar 270 chartera të dedikuar për arsye mjekësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të klinikave private që bënin të mundur dërgime të pacientëve në Turqi, kostoja totale kapërcente mijëra euro.

Kur pacienti nuk ishte i intubuar duhet të paguante 12 deri 14 mijë euro vetëm për charterin e dedikuar dhe nata për raste të tilla arrin në 1500 euro.

Në total për 14 ditë, që përkon me kohëzgjatjen e trajtimit të Covid-19 fatura arrinte në 35 mijë euro, pa llogaritur këtu koston e kthimit të pacientit në Shqipëri, që mund të kryhet përmes një avioni normal apo sërish me charter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";