Të gatuani për të tjerët ka përfitime psikologjike të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qoftë gatimi i një torte për nënën tuaj, ose simite për bufenë e shkollës apo një ëmbëlsirë për komshiun tuaj, të gatuarit na bënë të ndihemi mirë kur e bëjmë për të tjerët, shkruan “SouthernLiving”.

Po, edhe nëse bëni sepse dikush iu ka kërkuar, transmeton lajmi.net.

Të gjithë dëgjojmë shumë për këtë kohët e fundit, se gatimi ulë stresin dhe na bënë të ndjemë lumturi, dhe nëse nuk keni kohë të meditoni, atëherë gatimi mund të jetë një zëvendësim shumë i mirë.

Gatimi kërkon në fakt shumë vëmendje, dhe ky koncentrim do të na ndihmoj që të harrojmë stresin dhe të ndihemi më të qetë.

Advertisement

Gjithashtu gatimi për dikë tjetër, na bënë të ndjejmë më shumë ndjenja pozitive ndaj atij personi. Kjo do të lidhet me idenë se kur dikush shijon ushqimin tonë, na bënë të ndihemi mirë.

Gatimi i një dhurate për dikë gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për të përcjellë një mesazh që nganjëherë është i vështirë të transmetoni përmes fjalëve.

Si të gjitha veprimet tjera altruiste, gatimi për dikë tjetër mund të ndihmoj që të krijoni një sens të mirëqenies për të tjerët dhe të ndjeheni më i lidhur me botën.

Por sigurisht, ndjenja pozitive e gatimit nuk zgjatë gjatë gjithë ditës, prandaj mos prisni që të gatuani një tortë do të iu bëjë të gjitha telashet të zhduken. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy