Studimi: Vaksinat mund të zvogëlojnë rrezikun e gjendjes post-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Vaksinat mund të zvogëlojnë rrezikun e gjendjes post-Covid

Vaksinimi mund të zvogëlojë rrezikun e gjendjes post-Covid tregon një hulumtim i fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani.

Studimi, me më shumë se 6,000 të rritur, zbuloi se ata që ishin të vaksinuar me dy doza kishin një probabilitet 41% më të ulët të vetë-raportimit të simptomave të Covid-19, 12 javë pasi ishin infektuar

David Strain, një pedagog në shkollën mjekësore të Universitetit të Exeter dhe drejtuesi i Shoqatës Mjekësore Britanike për post-Covid, tha se gjetjet e ONS të pajisura treguan se kjo gjendje ishte me e hasur tek pacientët që kishin kaluar vështirë sëmundjen.

“Ne e dimë se vaksinat shkaktojnë këto përgjigje imune. Nëse i afroheni një infeksioni Covid-19 me nivele më të larta të këtyre imunoglobulinave, ka më pak gjasa të përjetohet gjendja post-Covids”, shtoi Strain.

Advertisement

Një kufizim i studimit ishte se, për shkak të kohës së programit të vaksinimit, pjesëmarrësve me dy doza vaksine i’u morën mostra në një moment më të vonë sesa atyre në grupin e pavaksinuar. Pra, ndryshimet në variantet dominuese të Covid-19 në qarkullim dhe faktorë të tjerë që ndryshuan gjatë rrjedhës së pandemisë mund të kenë ndikuar në rezultatet.

“Analiza e sotme tregon se që nga fillimi i programit të vaksinimit, rreziku i vdekjes nga Covid-19 ka vazhduar të jetë më i lartë tek të pavaksinuarit”,tha Vahé Nafilyan, nga ONS.

Të dhënat më të fundit nga ONS , bazuar në tamponë të rastësishëm, tregojnë se nivelet e gjendjes post-Covid ishin më të ulëta me fillimin e vaksinimit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy