Revista mjekësore ‘eNuero’, publikoi një studim në të cilin thuhej se varësia ndaj alkoolit veçse ekziston në trurin e njeriut, përpara se ai t’ia fillojë konsumit, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Bashkëautori i studimit, Dr David Moorman nga Universiteti i Massachusetts Amherst, tha se: “Ndryshimet individuale në reagimin e trurit ndaj alkoolit mund të tregojnë aftësi për abuzim me alkoolin”.

Ai thotë se korteksi orbitofronal (OFC) është fajtor për varësinë. OFC e kontrollon reagimin e trurit ndaj alkoolit.

Kjo pjesë e përcakton dhe ruan informacionin se cilat veprime ne i konsiderojmë shpërblyese – siç është ndjesia relaksuese e konsumit të alkoolit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët shëndetësor rekomandojnë të mos konsumohen më shumë se 14 gota alkool çdo javë. /Lajmi.net/