Një studim i bërë mbi fëmijët europianë me Covid-19, ka treguar se vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla tek ta.

Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur, dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese. Simptomat te fëmijët janë përgjithësisht të buta, ndërsa disa janë pa simptoma. Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv.

Çfarë zbuloi studimi?

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër “Great Ormond Street”, kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve, të moshës tre ditë deri në 18 vjeç, në 25 vende të Europës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çereku i fëmijëve kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Çfarë simptomash kishin?

Fëmijët e studiuar kanë pasur zakonisht temperaturë (65%), infeksion të traktit të sipërm respirator (54%), pneumoni (25%) dhe simptoma gastrointestinale (22%).

Disa nga fëmijët (16%), shumica e të cilëve janë testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me një rast të njohur, nuk kanë pasur fare simptoma.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";