STUDIMI: Plasma e të mbijetuarve ul me 57% vdekshmërinë e të prekurve nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Plasma e të mbijetuarve ul me 57% vdekshmërinë e të prekurve nga Covid-19

Plasma e marrë nga gjaku i personave që i kanë mbijetuar Covid-19 e që është përdorur më pas te pacientët e infektuar me koronavirus ka ulur vdekshmërinë me 57%.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan.

“Rezultatet e studimit tregojnë efikasitetin e plasmës të të shëruarve si agjent terapeutik”, thuhet në studim. Metoda e përdorur nga shkencëtarët është thuajse 100-vjeçare. Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.

Në studim u përfshinë më shumë se 800 pacientë me koronavirus nga e gjithë bota, të cilët ishin pjesë e kategorisë që iu rrezikohej jeta.

Advertisement

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%.

“Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, thanë shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy