Vaksina Pfizer-Biontech krijon barriera mbrojtëse kundër COVID-19ës, drejtpërdrejt në hundë. Zbulimin e kanë bërë një grup studiuesish të Departamentit të Ororinolaringologjisë në Universitetin e Tor Vergatës në Romë. Analizat e kryera prej tyre kanë gjetur një numër të lartë antitrupash tek sekrecionet në hundë dhe pështymë tek personat e vaksinuar.
Madje tek personat që vetëm ishin vaksinuar, niveli i antitrupave ishte 2 herë më i lartë, krahasuar me ata që kishin krijuar imunitet pas infektimit me koronavirusit. Akoma më i lartë, 3 herë, ishte niveli i antitrupave krahasuar me të pavaksinuarit.
Vetëm tek personat që e kishin kaluar rëndë infektimin, u konstatua një nivel i barabartë antitrupash me të vaksinuarit tek këto sekrecione. Kjo, sipas ekspertëve, përbën një tjetër provë se vaksina Pfizer mbron në shumicën dërrmuese nga rastet e rënda dhe nga vdekjet.