Për dhimbje koke ose dhëmb, shumë përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si paracetamoli.

Ky ilaç jo vetëm që redukton dhimbjen, por, siç është zbuluar tani, ndikon edhe në psikikën.

Doza e rekomanduar ditore 4000 mg mund të arrihet lehtësisht duke marrë një sasi më të madhe tabletash me dozë më të ulët që nuk kërkojnë recetë. Por, shumë që konsumojnë doza të larta të paracetamolit vetë nuk janë të vetëdijshëm për efektet dhe pasojat e mundshme anësore.

Gerhard Müller-Schwefe pranë Qendrës Göppingen për Mjekësinë Paliative thotë se paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë, e cila është veçanërisht e rrezikshme te fëmijët që e kanë të lehtë të kalojnë dozën e lejuar ditore. Sipas tij, një mbidozë mund të çojë në dështim të mëlçisë shumë shpejt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mëlçia preket pasi substancat e dëmshme nuk mund të ekskretohen nga trupi, gjë që shkakton një reaksion imunitar. Kjo çon në inflamacion të mëlçisë dhe sa më shumë qeliza në mëlçi të shkatërrohen përmes këtij procesi, aq më dramatike është situata”, tha ai.

Shumica, pasi tableta e parë e paracetamolit nuk tregon efekt, marrin një tjetër, dhe më pas një tjetër, duke shpresuar se një sasi më e madhe do të ndihmojë, dhe kjo mund të çojë në stres dhe dështim të mëlçisë. Paracetamoli gjithashtu mund të shkaktojë varësi me kalimin e kohës.

“Për një kohë të gjatë nuk dihej që paracetamoli vepron në tru dhe palcën kurrizore, ku ilaçi ndikon në sistemin përgjegjës për kontrollin e dhimbjes”, tha Müller-Schwefe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";