Nënvarianti BA.2 i Omicron, i cili është përhapur shpejt në disa vende të botës, është më i transmetueshëm se BA.1 dhe më i aftë të anashkalojë imunitetin natyral dhe atë të vaksinimit, sipas një studimi danez.

Studimi, i cili analizoi infeksionet e Covid-19 në më shumë se 8,500 familje daneze midis dhjetorit dhe janarit, zbuloi se njerëzit e infektuar me nënvariantin BA.2 kishin afërsisht 33% më shumë gjasa të infektonin të tjerët, krahasuar me ata të infektuar me BA.1.

Në mbarë botën, nënvarianti “origjinal” BA.1 përbën më shumë se 98% të rasteve të Omicron, por BA.2 është bërë shpejt varianti dominues në Danimarkë, duke “mposhtur” BA.1 në javën e dytë të janarit.
“Të dhënat tregojnë se Omicron BA.2 është në thelb shumë më i transmetueshëm se BA.1 dhe se ai gjithashtu posedon veti imun-evazive që reduktojnë më tej efektin mbrojtës të vaksinimit kundër infeksionit,” thanë studiuesit.

Studimi, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, u krye nga ekspertë të Statens Serum Institut (SSI), Universiteti i Kopenhagës, Statistikat e Danimarkës dhe Universiteti Teknik i Danimarkës.”Nëse keni qenë të ekspozuar ndaj Omicron BA.2 në familjen tuaj, keni 39% probabilitet për t’u infektuar brenda shtatë ditëve. Nëse në vend të kësaj keni qenë ekspozuar ndaj BA.1, probabiliteti është 29%. Kjo tregon që BA.2 është rreth 33% më infektive se BA.1”, tha autori kryesor i studimit Frederik Plesner.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rastet BA.2 janë regjistruar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Britani, Suedi dhe Norvegji, por në një masë shumë më të vogël se në Danimarkë, ku përbëjnë afërsisht 82% të rasteve.Studimi tregoi gjithashtu se BA.2 ishte relativisht më i transmetueshëm se BA.1 në infektimin e njerëzve të vaksinuar dhe ata që kishin marrë një dozë përforcuese, duke treguar “veti më të mëdha imunologjike evazive” të nënvariantit. Por vaksinat ende luanin një rol të rëndësishëm, nënvizoi studimi, pasi si individët e vaksinuar me përforcues ashtu edhe ata të vaksinuar plotësisht më pak të prirur për t’u infektuar dhe për të transmetuar një nga nënvariantet, krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar.