Studimi: Mungesa e kësaj vitamine iu rrezikon 80% më shumë nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një studim së fundmi ka pohuar se mungesa e vitaminës D në trup rrit rrezikun e infektimit me virusin korona 80 për qind më shumë, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore amerikane “Journal of American Medical Association”, mori nën shqyrtim gjendjen e 489 pacientëve, të cilët rezultuan pozitiv në testin për Covid-19 mes muajve mars-prill.

Rezultatet e dala nga studimi bënë me dije se, nga 60 për qind e pacientëve me nivele të moderuara të vitaminës D, vetëm 12 për qind prej tyre rezultuan pozitiv me virusin nga familja SARS-Cov2. Në anën tjetër, në grupin e pacientëve që kishin nivele të ulëta të vitaminës së marrë drejtpërdrejt nga dielli, 22 prej gjithsej 25 për qind të pacientëve e kishin virusin.

Gjetjet shtohen në mesin e një sërë hulumtimesh në rritje, të cilat mbështesin idenë se vitamina D është e dobishme në luftën kundër virusit pandemik.

Advertisement

“Vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar, si dhe suplimentet e vitaminës D më parë kanë provuar në uljen e rrezikut të infektimit me sëmundje virale të traktit respirator”, deklaroi autori i studimit Dr. David O. Meltzer, njëherësh edhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos së SHBA-ve. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy