Medikamenti, i njohur si GC376, është bërë për trajtimin e sëmundjes së quajtur peritoni infektiv tek macet, i cili shfaqet në zorrë dhe mund të përhapet deri në tru, duke qenë kështu fatal, shkruajnë mediet brtianike, transmeton lajmi.net.

Peritoni infektiv shkaktohet nga një lloj tjetër i koronavirusit, por studiuesit thanë se, meqë funksionon si antiviral kundër koronavirusit, medikamenti duhet të nise provat klinike.

Aktualisht, nuk ekziston ndonjë medikament i cili mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi.

Anivive, prodhuesi i ilaçit, ka aplikuar tashmë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA për fillimin e testimit të trajtimit në njerëz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit, nga Universiteti i Albertës në Kanada, mësuan se ilaçi i maceve bllokonte një enzimë të prodhuar nga një virus i quajtur koronavirus enterik i maces (FCoV). Duke qenë kështu, medikamenti parandalon virusin nga riprodhimi.

FCoV, virusi i maceve, bën pjesë në familjen e koronavirusëve, i cili ka strukturë të ngjashme me atë që ka shkaktuar pandeminë, të njohur si SARS-Cov-2. /Lajmi.net/