Studieusit nga Kina zbuluan se pacientët me Covid-19 kishin 5 herë më pak të ngjarë të prekeshin sesa të tjerët. Sipas ekipit, i cili u mor me studimin, kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 (është një proteinë në sipërfaqen e qelizave), me anë të të cilave virusi hyn dhe infekton qelizat njerëzore, mund të jenë në sy.

Gjetjet, gjithashtu, mbështesin provat se punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të mbajnë syze.

Për këtë studim, ekipi vëzhgoi 276 pacientë të diagnostikuar me Covid-19 nga 17 janari deri më 13 mars.

30 pacientë kishin syze të vëna. Askush prej personave të diagnostikuar me virus nuk kishin përdorur syze, lente kontakti dhe as nuk i ishin nënshtruar ndërhyrjes për korrigjimin e shikimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjetja jonë më e madhe ishte se pacientët me Covid-19 që mbajnë syze për një kohë të gjatë gjatë ditës, janë më pak të ndjeshëm ndaj virusit”,- shkruan autorët e studimit.

Studiuesit pretendojnë se syzet parandalojnë ose dekurajojnë përdoruesit të prekin sytë, duke shmangur kështu shpërndarjen e virusit nga duart tek sytë. /Lajmi.net/