STUDIMI: Grupi i gjakut nuk ka asnjë efekt në “ashpërsinë” e koronavirusit tek ata që infekton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Grupi i gjakut nuk ka asnjë efekt në “ashpërsinë” e koronavirusit tek ata që infekton

Një studim i ri ka treguar se grupi i gjakut nuk ndikon nëse dikush do të zhvillojë simptoma të rënda nga koronavirusi. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen pasi grupi i gjakut nuk është përcaktues nëse dikush është më i rrezikuar se një tjetër nga koronavirusi, sipas ekipit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe Beth Israel Deaconess në Boston.

Disa studiues kishin zbuluar prova që grupi i gjakut mund të ndikojë në rrezikun e një personi nga koronavirusi, kështu që ekipi studioi edhe një herë të dhënat nga të gjithë pacientët që rezultuan pozitivë, në pesë spitale gjatë periudhës Mars dhe Prill.

Sipas studimit nuk u vu re asnjë lidhje midis grupit të gjakut dhe ashpërsisë së COVID-19.

“Kjo dëshmi që ne zbuluam duhet të qetësojë këdo pasi nuk ka asnjë lidhje midis grupit të gjakut dhe një rreziku më të lartë për infeksionin COVID-19 dhe vdekshmërisë.”

Advertisement

Ekipi gjeti prova që njerëzit me grupe të gjakut B dhe AB të cilët ishin Rh + kishin më shumë të ngjarë të infektoheshin nga koronavirusi dhe se njerëzit me grupin e gjakut O ishin më pak të rrezikuar edhe nëse kishin simptoma.

“Gjithsesi është e rëndësishme të kryhen hulumtime të tjera për të përcaktuar nëse ekziston diçka e natyrshme në këto grupe gjaku që mund të mbrojë ose të shkaktojnë rrezik tek individët,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu duhet të theksojmë se komunitetet me ngjyrë dhe pakicat e tjera etnike kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të rënda të koronavirusit.

“Sidoqoftë, studimi mbi efektet te komunitetet me ngjyrë dhe ashpërsinë e COVID-19 kërkon hetime të mëtejshme,” shkruajnë studiuesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy