Sipas një studimi të gjerë gratë shtatzëna që preken nga Covid-19 kanë mbi 50 përqind më shumë mundësi të përjetojnë komplikime të rënda të tilla si lindja e parakohshme, të kalojnë në kujdes intensiv, madje të shkojnë deri në vdekje.

Studimi tregon se të sapolindurit e nënave të infektuara ishin gjithashtu gati tre herë më shumë të rrezikuar nga probleme të rënda shëndetësore dhe afër 10 për qind ishin testuar pozitivë gjatë ditëve të para të jetës së tyre.
Hulumtimi u krye tek 2100 gra shtatzënë në 18 vende në botë.

Shkencëtarët që drejtojnë studimin paralajmëruan se rreziku për nënat dhe foshnjat është më i madh sesa mendohet në fillim të pandemisë dhe ekspertët i bëjnë thirrje grave shtatzëna që të marrin një dozë vaksine për Covid-19. Stephen Kennedy, një profesor i mjekësisë riprodhuese në Universitetin e Oksfordit, i cili bashkë-drejtoi studimin, tha se tani që e dimë se rreziqet për nënat dhe foshnjat janë më të mëdha sesa supozuam në fillim të pandemisë duhet që gratë shtatzëna të përfshihen në protokollin e marrjes së masave për to, duke nisur nga vaksina.

“Informacioni duhet të ndihmojë familjet, pasi tashmë është e qartë nevoja për të bërë gjithçka që mundet për të mos u infektuar”,shtoi eksperti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka asnjë provë që tregon se vaksinat e koronavirusit janë të pasigurta gjatë shtatëzënësisë”, tha Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Britani javën e kaluar.

Komiteti i pavarur profesional këshillues tha se grave shtatzëna duhet t’u ofrohen vaksinat Pfizer-BioNTech ose Moderna në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të popullsisë, bazuar në moshën e tyre dhe rrezikun klinik. Rezultatet paraprake të një raporti të veçantë të 35,000 grave në Shtetet e Bashkuara që morën vaksina Moderna ose Pfizer ndërsa ishin shtatzënë treguan nivelet e tyre të abortit, lindjeve të parakohshme dhe ndërlikimeve të tjera ishin të krahasueshme me ato të vëzhguara në raportet e botuara për gratë shtatzëna para pandemisë.

Ekspertët shpjegojnë se studimi i ri global i quajtur “Intercovid” ishte unik sepse secila grua e prekur nga Covid-19 u krahasua me dy gra shtatzëna jo të infektuara që lindnin në të njëjtën kohë në të njëjtin spital. Hulumtimi gjithashtu zbuloi rreziqet për gratë shtatzëna që preken nga Covid-19 por ishin asimptomatike. Të dhënat treguan se rreziqet ishin të ngjashme me gratë që kishin simptoma.

“Ushqyerja me gji nuk duket të ketë lidhje me kalimin e infeksionit nga nëna tek fëmija, por lindja me prerje cezariane “mund të shoqërohet me një rrezik të lartë për të pasur një të porsalindur të infektuar”, tha José Villar, një profesor i mjekësisë perinatale në Universitetin e Oksfordit, i cili bashkë-drejtoi studimin.(The Independent, gazeta “Si”)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";