Qelizat e kuqe jofunksionale të gjakut kontribuojnë në dëmtimet e enëve të gjakut që çojnë më pas në gjendjen post-covid, sipas studimeve laboratorike që gjithashtu shpjegojnë se duhet gjendur një mënyrë për të trajtuar problemin.Shumë pacientë të shtruar në spital për Covid-19 mendohet se kanë dëmtime në qelizat endoteliale të cilat mbrojnë enët e gjakut, gjë që mund të çojë në mpiksje gjaku, dëmtim të organeve dhe komplikime të tjera.

Gjetjet e reja nga gjaku i 17 pacientëve me sëmundje mesatare Covid-19 dhe 27 vullnetarëve të shëndetshëm konfirmojnë “mosfunksionimin e thellë dhe të vazhdueshëm të endotelit” si një efekt i koronavirusit, raportuan studiuesit të mërkurën në revistën “Basic to Translational Science”.

“Krahasuar me qelizat e kuqe të gjakut te njerëzit e shëndetshëm, ata nga pacientët me Covid-19 lëshojnë më pak molekula të dobishme të oksidit nitrik dhe më shumë molekula të dëmshme që shkaktojnë inflamacion”, tha Ali Mahdi nga Spitali Universitar Karolinska në Stokholm.

Sipas Mahdi, ka ilaçe që rivendosin nivelet normale të enzimës dhe kufizojnë prodhimin e molekulave të dëmshme. Nuk është ende e qartë nëse këto të dhëna gjenden tek të gjithë njerëzit e për këtë ekspertët thonë se duhet kryer një studim më i madh në numër. Eksperimenti u krye në lidhje me koronavirusin origjinal, kështu që është gjithashtu e paqartë nëse qelizat e kuqe të gjakut preken në mënyrë të ngjashme në infeksionet e shkaktuara nga variantet e SARS-CoV-2.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";