Ndoshta nuk e dinit më herët, por proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Një studim i bërë nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka treguar se kur proteina e fasuleve zbërthehet, ajo bëhet dipeptidiI molekulave të trurit dhe kështu mund të ndikojë në kujtesë.

Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science of Food”, një grup minjsh u injektuan me molekula, që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndërsa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve.

Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u prekën nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Toshiro Matsui, autor i studimit dhe profesor i Fakultetit të Bujqësisë u shpreh se studime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e ushqimeve funksionale që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe ato të trurit.(abcnews.al)