Studimi: Covid-i i zgjatur prek një në shtatë fëmijë disa muaj pas infektimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Covid-i i zgjatur prek një në shtatë fëmijë disa muaj pas infektimit

Rreth 1 në 7 fëmijë mund të kenë simptoma të lidhura me koronavirusin disa muaj pasi ka rezultuar pozitiv. Në këtë përfundim kanë dalë autorët e një studimi anglez mbi Covid-in e zgjatur tek adoleshentët.

Fëmijët rrallë sëmuren rëndë me Covid-19, por ata mund të vuajnë nga simptoma të zgjatura, dhe ky studim që është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij, tregon se sa i zakonshëm është i ashtuquajturi Covid-19 i zgjatur në këtë grupmoshë.

Studimi, i drejtuar nga University College London dhe Public Health England, zbuloi se 11-17-vjeçarët që rezultuan pozitivë për virusin kishin dy herë më shumë gjasa të kalonin tre ose më shumë simptoma 15 javë më vonë sesa ata që kishin rezultuar negativë.

Studiuesit anketuan 3,065 11-17-vjeçarë në Angli të cilët janë infektuar mes janarit dhe marsit dhe një grup kontrolli prej 3,739 11-17-vjeçarësh të cilët rezultuan negativë gjatë së njëjtës periudhë.

Advertisement

Ndër ata që u infektuan, 14% raportuan tre ose më shumë simptoma të tilla si lodhje e pazakontë ose dhimbje koke 15 javë më vonë, krahasuar me 7% që raportuan simptoma në atë kohë në grupin e kontrollit.

Autorët thanë se çdo vendim për të zgjeruar vaksinimin tek fëmijët 12 deri në 15 vjeç në Britani nuk ka gjasa të bazohet në këtë studim pasi nuk kishte të dhëna të mjaftueshme nëse vaksinimi mbron nga forma e zgjatur e sëmundjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy