Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga Universiteti i Oksfordit lidhur me jetëgjatësinë e njerëzve.

Shkurtimi i jetëgjatësisë prej 2 vjet e dy muaj në krahasim me nivelet e vitit 2019 është vënë re tek amerikanët.

Të dhënat janë siguruar nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që i atribuohet drejtpërdrejt COVID-19 tregon se sa shkatërruese dhe tronditëse  ka qenë për shumë vende,” tha Dr Ridhi Kashyap një autor i studimit.

Jetëgjatësia tek burrat u ul më shumë krahasuar me gratë. Por COVID-19 me shifrat e fundit të raportuara mund të cilësohet si pandemia më e rrezikshme për njerëzimin pasi ishte më vdekjeprurësja në botë.

Sipas të dhënave nga  Universiteti Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, që  kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";