STUDIMI: Arsyet pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët kalojnë më lehtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Arsyet pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët kalojnë më lehtë

Pandemia e koronavirusit po shkakton në mbarë botën një situatë aspak të qetë pasi ditë pas dite po shënohen raste të shumta të të infektuarëve me Covid-19 dhe numri i viktimave është ende i lartë.

Ndërkohë në të njëjtën kohë po punojnë edhe shumë grupe të ekspertëve të shëndetësisë dhe shkencëtarëve për krijimin e një vaksine kundër virusit vdekjeprurës.

Por sëfundmi disa studiues të universitetit britanik të Stanford kanë deklaruar se kanë zbuluar arsyen, pse disa pacientë sëmuren më rëndë nga infeksioni i COVID-19 e disa të tjerë e kalojnë më lehtë.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Science” thuhet se devijimet imunologjike dhe mangësitë brenda një mostre bëjnë dallimin mes rasteve të rënda dhe atyre më të buta të koronavirusit të ri.

Advertisement

Sipas studimit thuhet se dallimi ka të bëjë kryesisht me sistemin e lindur imunitar evolucionar të pacientit, i cili është përgjegjës për pikasjen dhe eliminimin e viruseve apo patogjenëve të dëmshëm dhe rrjedhimisht reagimin ndaj infeksionit COVID-19.

“Zbulimet tregojnë sesi sistemi imunitar keqfunksionon gjatë infeksionit të koronavirusit dhe kjo shkakton gjendje të rëndë të sëmundjes.”- ka thënë autori i studimit Bali Pulendran, profesor patologjie e mikrobiologjie në Stanford.

Mësohet se për realizimin e këtij studimi janë kryer ekzaminimet e reagimeve imunitare të 76 njerëzve të infektuar me koronavirus dhe 69 individëve të shëndetshëm.

“Rastet e rënda të sëmundjes COVID-19 pacientët zotëronin nivele të larta molekulash që nxisin inflamacionet. Tre nga këto molekula janë lidhur me sëmundjet inflamatore të mushkërive, por sipas studimit nuk ishin dokumentuar më parë në infeksionin e COVID-19.”- thanë studiuesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy