Studimi amerikan: AstraZeneca 79% efektive në ndalimin e Covid-19, 100% e sigurtë që nuk sëmuresh rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi amerikan: AstraZeneca 79% efektive në ndalimin e Covid-19, 100% e sigurtë që nuk sëmuresh rëndë

Vaksina “Oxford-AstraZeneca” është e sigurt. Rezultatet e analizave të shumëpritura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë tashmë në dispozicion.

Sipas asaj që raporton BBC, vaksina u zbulua të jetë 79% efektive në ndalimin e sëmundjes simptomatike Covid 19 dhe 100% në parandalimin që njerëzit të sëmuren rëndë.

Asnjë problem nuk u gjet në lidhje me mpiksjen e gjakut.

Ndërkohë që më shumë se 32 mijë vullnetarë morën pjesë në eksperimentin mjekësor.

Advertisement

Vaksina, sipas studiuesve, ishte e prodhuar mirë dhe komiteti i pavarur i monitorimit të sigurisë së të dhënave (DSMB), nuk identifikoi ndonjë shqetësim sigurie në lidhje me të.

DSMB kreu një rishikim specifik të ngjarjeve trombotike dhe trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST), me ndihmën e një neurologu të pavarur.

DSMB nuk gjeti rrezik të shtuar të trombozës ose ngjarjeve trombotike, midis 21,583 pjesëmarrësve që morën të paktën një dozë të vaksinës.

E vlefshme për personat mbi 65 vjeç – Ann Falsey, profesoreshë në “University of Rochester School of Medicine”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkë-udhëheqëse e “Principal Investigator”, për studimin, tha: “Këto rezultate rikonfirmojnë rezultatet e mëparshme në të gjitha popullatat e të rriturve, por ajo është emocionuese për të parë rezultate të ngjashme të efikasitetit tek njerëzit mbi moshën 65 për herë të parë.

Advertisement

Kjo analizë vërteton vaksinën AstraZeneca Covid-19, si një opsion shtesë i domosdoshëm i vaksinimit, duke ofruar besimin se të rriturit e të gjitha moshave, mund të përfitojnë nga mbrojtja ndaj virusit”.

Rezultatet – Mene Pangalos, zëvendës-president Ekzekutiv, në Kërkim dhe Zhvillim Biofarmaceutik, tha, “Këto gjetje i shtohen provave që tregojnë se kjo vaksinë është e mirë dhe shumë efektive ndaj të gjitha rasteve të rënda të Covid në të gjitha grupmoshat. Ne jemi të sigurt, se kjo vaksinë mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e miliona njerëzve në të gjithë botën nga ky virus vdekjeprurës.

Ne jemi duke u përgatitur t’i paraqesim këto gjetje në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së dhe për dërgimin e miliona dozave në të gjithë Amerikën në rast se vaksina fiton autorizim për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara”.

AstraZeneca do të vazhdojë të analizojë të dhënat dhe të përgatitet për verifikimet paraprake që do të dorëzohen në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-ve për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Advertisement

Nga pjesëmarrësit, në analizën e ndërmjetme, afërsisht 79% ishin të bardhë / kaukazianë, 8% amerikanë me ngjyrë / afrikano-amerikanë, 4% amerikanë vendas, 4% aziatikë, dhe 22% e pjesëmarrësve ishin hispanikë.

Rreth 20% e pjesëmarrësve, ishin 65 vjeç e lart dhe rreth 60% kishin sëmundje shoqëruese me një rrezik në rritje të përparimit të rëndë Covid-19, të tilla si diabeti, mbipesha ose sëmundjet e zemrës.

Doza e dytë pas 12 javësh më efektive – Ky studim i fazës III të kryer nga “AstraZeneca” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshiu dy doza të dhëna në një interval katër javë. Studimet e mëparshme kanë treguar se një interval i zgjatur, deri në 12 javë, ka demonstruar efikasitet më të madh, mbështetur gjithashtu nga të dhënat e imuno-gjenetikës.

Kjo dëshmi, sugjeron që dhënia e dozës së dytë me një interval më të gjatë se katër javë, mund të rrisë më tej efikasitetin dhe të përshpejtojë numrin e njerëzve që mund të marrin dozën e parë.

Advertisement

Vaksina mund të ruhet, transportohet dhe trajtohet në kushte normale në frigorifer (2-8 gradë Celsius ose 36-46 gradë ‘Fahrenheit’) për të paktën gjashtë muaj dhe administrohet pa nevojën e përgatitjes brenda mjediseve ekzistuese shëndetësore.(SI)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy