Strategjia anti-Covid, Tritan Shehu: Rama na ka kopjuar neve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strategjia anti-Covid, Tritan Shehu: Rama na ka kopjuar neve

Pavarësisht se janë anatemuar kur janë propozuar, për demokratët qeveria po kopjon në mënyrë periodike sugjerimet e tyre për të kapërcyer pandeminë.

“Është kopje e shëmtuar”, thotë Tritan Shehu.

1,2 miliardë lekë do të shkojnë për rimbursimin e mjekimeve të Covid-19 në kushte shtëpie, duke nisur nga janari. Milva Ekonomi shprehet: “Rimbursohet ajo çfarë shkruhet te receta e mjekut”.

“Po pacientët aktualisht me Covid-19, çfarë do të bëjnë? Do të presin janarin për rimbursimin e mjekimit?”, thotë Shehu.

Advertisement

Edhe pse rimbursimi i medikamenteve, ndihma për shtresat në nevojë për të kapërcyer vështirësitë e pandemisë dhe rritja e pagës së mjekëve janë artikuluar prej kohësh nga PD, për socialistët nuk bëhet fjalë për kopje.

“I kishim në mendje, i kemi bërë pasi u këshilluam me ekspertët, jo me hamendje”, thotë Ekonomi.

Tritan Shehu thekson: “Nuk rimbursohet i gjithë mjekimi, por vetëm pjesa më pak e kushtueshme”.

Gjatë vitit 2020 janë trajtuar me bonus për vështirësi në detyrë 522 mjekë dhe 1130 infermierë. Paga e tyre, sipas mazhorancës, do të rritet me 40% me ndryshimet që i janë bërë buxhetit. Për demokratët është shumë pak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy