Sot është dita internacionale e sulmit në tru, disa këshilla si ta shmangni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot është dita internacionale e sulmit në tru, disa këshilla si ta shmangni

Sulmi në tru është një sëmundje të sulmon arteriet që lidhen me trurin ose gjenden në tru, kjo sëmundje shkaktohet kur enët e gjakut që bartin oksigjen dhe lëndë ushqyese në tru bllokohen, shkruan “MayoClinic”, transmeton lajmi.net.

Simptomat e sulmit në tru zakonisht janë:

Dobësim ose mpirje e papritur e fytyrës, krahëve, këmbëve ose më së shpeshti, njërës anë të trupit komplet.

Konfuzion, vështirësi në të folur ose në kuptim të të folurit.

Advertisement

Vështirësi në shikim me njërin ose dy sytë.

Vështirësi në ecje, marramendje ose humbje e balancit.

Kokë dhimbje e fuqishme.

Humbja e ndjenjave ose vetëdijes.

Advertisement

Si mund ta shmangim?

Ndaloni pirjen e duhanit.

Kontrolloni konsumin e alkoolit.

Advertisement

Kontrolloni presionin e lartë të gjakut dhe konsumin e yndyrave.

Menaxhimi i diabetit.

Kujdesi mbi peshën tuaj.

Ushqimi i shëndetshëm.

Advertisement

Ushtrimet e rregullta nga të paktën 30 minuta në ditë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy