Firma gjermane BioNTech e partneri i saj amerikan Pfizer po përgatiten të paraqesin vaksinën e tyre tek rregullatorët amerikanë për miratim për përdorim emergjent. Ato thonë se vaksina është efektive në 95% të rasteve

Rezultatet përfundimtare të testeve për vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga firma gjermane BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer treguan se ajo kishte një normë efikasiteti prej 95%, bënë të ditur të dyja firmat farmaceutike të mërkurën. Kjo bazohet në teste dymujore, që siguruan gjithashtu të dhëna me vlerë për sigurinë e vaksinës.

Rezultatet e fundit erdhën në përfundim të fazës së tretë të testimit të vaksinës. Të dyja kompanitë thanë më tej se ato e kanë përmbushur piketën e sigurisë të kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Medikamenteve të SHBA. Ato tani planifikojnë të kërkojnë zyrtarisht “brenda ditësh” nga rregullatori amerikan të lejojë përdorimin emergjent të vaksinës. Të dyja firmat farmaceutike gjithashtu thanë se ato ia kanë dërguar të dhënat e testimit të vaksinës rregullatorëve të tjerë në Evropë, Britani të Madhe dhe Kanada.

Njoftimi vjen dy ditë pasi Moderna, firmë amerikane, tha se vaksina e saj COVID-19 ishte 94.5% efektive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cilat ishin rezultatet e testimit të Pfizer-BioNTech?

BioNTech dhe Pfizer fillimisht vlerësuan se vaksina e tyre ishte të paktën 90% efektive, pasi në një studim me 44.000 pjesëmarrës qenë konstatuar 94 infektime. Me njoftimin e së mërkurës, të dyja firmat thanë se studimi i tyre përfshinte 170 infektime me koronavirusit.

Megjithatë, vetëm tetë nga të infektuarit ishin në grupin që qe vaksinuar. Të tjerët, 162, ishin midis pjesëmarrësve në grupin që kishin marrë një preparat placebo.

Dhjetë raste të rënda u raportuan në studim, nëntë nga grupi placebo dhe një nga grupo që kishte marrë vaksinën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dyja firmat thanë se efikasiteti prej 95% ishte i qëndrueshëm midis grupeve të moshave, gjinive dhe demografive etnike. Efikasiteti tek të rriturit mbi 65 vjeç, të cilët rrezikohen më shumë, ishte 94%, shtuan ata.

Përfaqësuesit e kompanive gjithashtu raportuan se vaksina ishte e toleruar mirë. Efektet e vetme anësore të përjetuara nga personat vullnetarë që morën pjesë në test, ishin lodhja dhe dhimbja e kokës. Nga 8.000 pjesëmarrës, 2% kishin dhimbje koke pas dozës së dytë, ndërsa 3.8% ndjenë lodhje.

aud (dpa, Reuters)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";