Simptomat e problemeve të rruazave kurrizore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shumë raste kur njerëzit zgjohen me dhimbje të mesit dhe anashkalojnë disa simptoma të lehta që tregojnë daljen nga vendi të diskut ndërruazor, shkruan “AgroWeb”.

Një gjë e tillë, shoqërohet me dobësi të gjymtyrëve, dhimbje të këmbës dhe mpirje të duarve, transmeton lajmi.net.

Disku ndërrruazor mund të dalë nga vendi për një sërë arsyesh.

Me kalimin e moshës, substanca xhelatinoze që gjendet mes disqeve të vertebrës nis të rrjedhë dhe lehtëson daljen nga vendi të tyre.

Advertisement

Cilat janë simptomat e daljes nga vendi të diskut ndërrruazor.

Dhimbje e krahëve dhe duarve

Dhimbja që shkakton rrëshqitja e diskut në fjalë mund të manifestohet edhe në zona të tjera të trupit veç shpinës. Simptomat mund të shtrihen tek pjesa e gjymtyrëve siç janë krahët, duart dhe këmbët.

Ftohja e njërës anë të trupit

Rrëshqitja e diskut ndërrruazor shkakton një acarim të nervave.

Kur kjo ndodh, njeriu përjeton ndjesinë e mpirjes, djegies dhe ftohtësisë në një anë të trupit.

Mpirja e duarve

Dalja nga vendi e diskut ndërrruazor prek edhe nervat në shtyllën kurrizore. Një gjë e tillë ndikon në shumë prej mënyrave se si transmetohen mesazhet në organizëm.

Advertisement

Mpirja e duarve zakonisht tregon se pjesa e qafës është burimii problemit.

Dhimbje të këmbëve

Nëse disku i dalë vendit ndodhet në zonën e poshtme të shtyllës kurrizore ju mund të përballeni me problemin e nervit shiatik.

Dhimbja përhapet në të gjithë kofshën dhe shkakton dhimbje të gishtave dhe këmbës.

Dhimbje gjatë të qeshurës

Kolla, e qeshura dhe tështima shkaktojnë një presion të madh në pjesën e shpinës.

Advertisement

Nëse ju keni dhimbje sa herë që kolliteni, qeshni apo tështini, atëherë bëni një vizitë tek mjeku.

Dhimbja përkeqësohet kur trupi pushon

Dhimbja që përkeqësohet kur ju qëndroni të ulur apo përkuleni para është një nga simptomat më të forta të daljes nga vendi të diskut ndërrruazor.

Kur duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku

Në shumicën e rasteve nuk kemi të bëjmë me një urgjencë. Megjithatë, ka raste kur rrëshqitja e diskut shkakton kompresim të disa nervave duke ndikuar kështu tek lëvizshmëria.

Nëse vëreni që nuk jeni në gjendje të funksiononi njësoj si më parë, shkoni menjëherë tek mjeku. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy