Si t’i hiqni nxirjet poshtë syve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si t’i hiqni nxirjet poshtë syve

Lëkura rreth syve tuaj është 40 për qind më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës tuaj, duke e bërë atë më delikate dhe të ndjeshme ndaj dëmtimeve. Nuk është i quditshëm fakti që është një nga vendet e para ku tregohen shenjat e lodhjes dhe plakjes, raporton “Bazaar”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa kremrat dhe serumet për fytyrën përmirësojnë fytyrën tonë në përgjithësi, zona e syve kërkon një kujdes në vete.

Balsami i syve

Kremat e rëndë për sy mund të rezultojnë në rritje të fryrjes por balsamët e lehtë depërtojnë thellë dhe qetësojnë lëkurën e lodhur. Balsami ndihmon për të stimuluar prodhimin e faktorëve të rritjes epidermale në lëkurë dhe zvogëlon vijat e thella të shprehjes.

Advertisement

Këllëfi i jastëkut nga mëndafshi

ADN-ja është kryesisht arsyeja e fryrjes së syve dhe rrathëve të errët, neglizhimi i gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit dhe sheqerit mund të shkaktojë theksimin e qeskave nën sy. Sigurohuni që nuk jeni duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme në lëkurën e ndjeshme rreth syve tuaj ndërsa flini duke hequr jastëkët e pambukut dhe duke përdorur një jastëk mëndafshi në vend të tij. Jastëkët prej mëndafshi të rrëshqitshëm ndihmojnë në zvogëlimin e fërkimit, i cili zvogëlon shtrirjen dhe tërheqjen e lëkurës, transmeton lajmi.net.

Maskat e syve

Advertisement

Në mënyrë të ngjashme me maskat e fytyrës, maskat e syve i japin zonës nën sy mundësinë për të përthithur përbërësit rregullues. Serumet në përmbajtjen e maskave kanë për qëllim mbrojtjen nga ngacmuesit që shkaktojnë fryrjen dhe rrathët e errët. Për rezultate të shpejta, futeni maskën në frigorifer për një orë para aplikimit.

Masazhuesi i syve

Rrathët e errët dhe fryrja largohen dukshëm me një mjet masazhues pulsues që stimulon muskujt dhe qarkullimin e gjakut rreth syve tuaj. Masazhuesit gjithashtu ndihmojnë në përthithjen e kremit në zonën e syve. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy