
Kur bëhet fjalë për trajtimin dhe shkaktarët e akneve, keni me miliona informacione në internet, shkruan lajmi.net. Mirëpo shumë prej tyre janë të keq-transmetuara ose të gabuara.
Tani është koha për të qartësuar këto ide, dhe për ta bërë më të lehtë edhe për juve për të gjetur një zgjedhje për trajtimin e akneve.
- Medikimi nuk është e vetmja mënyrë për të trajtuar aknet. Trajtimi me dritë LED bënë mrekullia ndaj akneve gjithashtu.
- Mos e lani fytyrën shumë. Është e rëndësishme të hapni poret, por nëse ju e lani fytyrën shumë do ta zhvishni nga vajrat natyral, dhe fytyra do të prodhoj më shumë varja natyral pa kontroll.
- Mos vini kurrë pastë dhëmbësh në akne. Do ti irritoni dhe vetëm do iu dhëmbin.
- Mos i shpërtheni puçrrat vetë, nëse patjetër doni të hiqni një, atëherë përdorni dy tampon të veshëve për ta hequr, shkruan lajmi.net.
- Ushqimi ka shumë rëndësi në aknet tuaja. Sheqeri dhe yndyra do të irritojnë aknet më shumë.
- Dielli nuk do të iu largoj puçrrat, dielli vetëm sa do të thajë lëkurën dhe rrezet UV mund të iu shkaktojnë kancer.
- Shenjat e akneve mund të zbehen. Ngjyra e errët që mbetet në lëkurë, mund të trajtohet me acid laktik dhe glikocid, por gjithashtu terapia me laser do të ndihmoj.
- Akulli nuk shëron aknet. Mund ta zvogëloj për pak minuta, sepse do të qetësoj presionin e kapilarëve të gjakut që e bëjnë puçrrën të duket e fryrë, por nuk ka efekt shërues.
- Vajrat esencial do të iu ndihmojnë shumë. Vaji shtesë nuk do të shkaktoj akne, sepse ai vetëm sa do e paralajmëroj fytyrën të ndaloj prodhimin e tepërt të yndyrës që shkakton aknet. /Lajmi.net/