Dhimbja e nyjeve është mjaft i përhapur edhe tek personat në moshë të re. Për të qetësuar dhimbjet e nyjeve do të ishte mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Çfarë të konsumoni
Ekspertët rekomandojnë të filloni me dietën mesdhetare, pasi është e pasur me fruta, perime, bishtajorë dhe shumë vaj ulliri. Të gjitha këto ushqime ndihmojnë në shëndetin e mirë të koçkave dhe veçanërisht nyjeve.
Një studim i vitit 2015 shpjegon lidhjen e fortë që ushqimi ka me shëndetin e mirë të kockave. Këtu veçohet edhe dieta e famshme mesdhetare.
Pra, shumë bulmet, vaj ulliri, fruta, perime apo ushqime të pasura me omega-3. Të gjitha këto ushqime largojnë dhimbjen e nyjeve në mënyrë natyrale dhe të shëndetëshme.
Vaji i peshkut
Vlerat e vajit të peshkut gjejnë vend edhe në luftën kundër dhimbjes së kyçkeve. Elementi kyesor në të, omega, 3 ka veti anti inflamatore të cilat qetësojnë çdo dhimbje në trup në shumë pak kohë. Atë mund t’a merrni me anë të suplementeve në disa përiudha të caktuara të vitit ose në mënyra natyrale.
Ndër ushqimet më të pasura me të listohen peshku salmon, troftë apo sardelet, transmeton living.al. Mjafton të konsumoni një racion peshk të freskët në javë dhe do të merrni të gjithë ndihmën e duhur për nyjet dhe kyçet tuaja.
Perimet e gjelbra
Megjithëse të gjitha perimet duhet të jenë të përfshira në dietën tuaj, perimet e gjelbra e me shumë gjethe vendosini në vend të parë. Këtu futen brokoli, kale, sallata jeshile apo lakrat, pasi janë një burim shumë i madh vitaminash, fibrash dhe antioksidantësh.
Pikërisht këto enzima dhe vitamina e ndihmojnë trupin të qetësojë gradulisht dhimbjet e çdo lloji. Për të gjithë personat që vuajnë nga artriti këto perime janë më të vlefshmet.
Çaji i gjelbër
Shumë i njohur e i përdorur që nga lashtësia, çaji i gjelbër është i mbushur në vlera të mira për organizmin. Ky çaj ka veti qetësuese dhe arrin të shuajë dhimbjen e nyjeve nëse e përdorni rregullisht.
Gjithnjë jini të kujdesshëm të keni një regjim ushqimor sa më natyral e të pasur me vitamina dhe minerale. Krahas këshillave dhe ilaçeve nga mjeku, ushqimet e duhura do të jenë një ndihmesë e madhe kundër këtyre simptomave.