Si të përdorni lëngun e limonit për lëkurë të butë dhe të shëndetshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëngu i Limonit është fantastik për shëndetin e gjithë organizmit përfshirë dhe shëndetin e lëkurës gjithashtu, shkruan “TopChannel”.

Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit. Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën, transmeton lajmi.net.

Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.

Mënyrat e shijimit të limonit janë të shumta dhe të shëndetshme. Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira.

Advertisement

Ju sjellim më poshtë mënyrën se si ta përdorni lëngun e limobit për një lëkurë të butë, të lëmuar dhe pa rrudha.

Lëng limoni për lëkurën
Lëngu i limonit është një zbardhues natyral prandaj aplikimi i rregullt mbi zonën ku ndodhen njollat do të ndihmojë në zhdukjen e tyre.

Shtrydhni gjysmën e një limoni dhe lëngun aplikojeni direkt në zonat ku ndodhen njollat kafe. Masazhojeni lëkurën me gishta, me pas lëreni limonin të veprojë në fytyrën tuaj për rreth 30 minuta.

Sigurohuni të shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm. Përsëriteni këtë metode dy herë në ditë për një periudhë dy mujore dhe njollat do të zbardhen.

Advertisement

Lëng limoni, vaj ulliri dhe sheqer
Përzieni sheqerin me vajin e ullirit dhe lëndun e limonit derisa të formohet një mase e trashe dhe homogjene. Aplikoni maskën tek zona e preferuar, veçanërisht tek njollat kafe duke e masazhuar.

Lëreni të thahet për 10 minuta më pas lani fytyrën me ujë të bollshëm. Tregohuni më të kujdesshëm më masazhimin nëse po e aplikoni maskën në fytyrë.

Lëngu i Limonit
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit. Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy