Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur, shkruan Living.

Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave, transmeton lajmi.net.

Farat e pjeprit janë të mbushura me ushqyese dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues i pijeve të ndryshme.

Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije.

Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.

Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash.

Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";