Amber Rachdi, i duhej ta kalonte këtë situatë. Ajo në moshën 24 vjeçare, peshonte 298 kilogramë, për shkak të depresionit, ajo përfundoi duke ngrënë porcione të mëdha ushqimi, për t’u ndjerë më mirë dhe nuk e kishte menduar se kjo do t’i dëmtonte asaj shëndetin.
Pesha shtesë e Amber ishte aq e madhe sa ajo nuk mund të jetonte pa dikë afër. Të gjitha aktivitetet e saj ishin të varura nga shoqëria, familjarët ose dikush tjetër. Makina elektrike ia mundësoi atë pak lëvizshmëri që kishte. Por gjëja më e keqe ishte me lëkurën, larja për t’i shmangur infeksionet.
Për më tëpër, kjo gjendje ia kishte prishur edhe aktivitetin seksual dhe pamjen, duke e lënduar edhe më shumë psikologjikisht .
Duke e parë vetën në këtë situatë, ajo vendosi t’i nënshtrohej trajtimeve të nevojshme për rënie në peshë. Për ta bërë këtë ajo u regjistrua në një program diete.
Pas shtatë muajsh punë të palodhshme, ajo nga 298 kilogramë, ra në 289 kilogramë, gjë që i mundësoi të bënte një operacion. Kjo ndërhyrje rezultoi e suksesshme dhe hapi rrugën për jetë të shëndetshme. Ajo rilindi, ajo fitoi motivim, zakone të mira, lëvizjen dhe gjithçka që i duhej.
Një vit pas operacionit, ajo u bë krejtësisht ndryshe. Ajo humbi edhe 65 kilogramë të tjera, duke bërë kështu krenare vetën dhe gjithë të afërmit.
Pas humbjes së peshës, problemi i saj i vetëm ishte me lëkurën, por ajo vendosi t’i nënshtrohej një operacioni që hoqi lëkurën e tepërt.
Kjo ia shtoi edhe më tepër bukurinë, ndërsa Amber u rikthye në ëndrrën e çdo burri. /Lajmi.net/